Ka mbetur vetëm një ditë ku Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktgjykimin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Aktgjykimi do të shpallet pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth 6 vjet. Katër drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërkaq janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
E zyrtarë të platformës “Liria ka Emër”, kanë njoftuar se sonte në Hagë organizohet “Nata e pritjes”, tubim paqësor para vendimit të Gjykatës Speciale

