Drejtori i QKUK-së z. Mentor Zejnullahu, së bashku me dr. Nazmi Kolgecin, në cilësinë e koordinatorit, zhvilluan një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në Kazermën “Adem Jashari” për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Gjatë vizitës u pritën nga Gjeneral Enver Cikaqi dhe përfaqësuesit e Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së.
“Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe profesionale, me fokus në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet QKUK-së dhe FSK-së, veçanërisht në fushën e shërbimeve shëndetësore. Në kuadër të vizitës, u njohën nga afër me aktivitetet dhe organizimin e shërbimeve mjekësore, si dhe me procesin e realizimit të vizitave sistematike shëndetësore për kadetët dhe pjesëtarët e FSK-së. Bashkëpunimi ndërinstitucional është një vlerë e rëndësishme për avancimin e shërbimeve shëndetësor”, thuhet në njoftim.

