Kosovë Lajme

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave joqeveritare, intelektualë dhe përfaqësues të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku.

    Ai tha se shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.

    Kurti tha se qasja e Republikës së Kosovës do të jetë mbështetja e qytetarëve të Luginës në forma të ndryshme. Ai përmendi edhe mbështetjen ndaj studentëve, fëmijëve e të tjerëve.

    Ai theksoi se Kosova po avokon edhe në aspektin ndërkombëtar për të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Në takim është diskutuar për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në Sanxhak, si dhe për nevojën e mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional e shoqëror.