Maqedoni

Gjendet pa shenja jete drejtori operativ i TV Alsat, Lirim Hajredini

    Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka, raporton Fokus.mk.

    Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat.

    Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dorëzohet për obduksion.
    Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.(INA)