Maqedoni

Bekim Qoku: Opozita në Kosovë po sulmon fizikisht deputetët e shumicës

Screenshot

    Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar për përplasjet në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar opozitën për sulmet fizike ndaj deputetëve të shumicës.

    Qoku ka thënë se, pavarësisht rezultatit mbi 51% të votave të subjektit fitues, opozita, sipas tij, ka zgjedhur konfrontimin fizik në vend të reflektimit për rezultatin zgjedhor.

    Ai e ka krahasuar situatën me një ndeshje futbolli që përfundon 8–2, duke thënë se ekipi humbës, në vend që të analizojë arsyet e humbjes, u vërsulet lojtarëve të ekipit fitues.

    “Lëvizja Vetëvendosje! nuk është vetëm subjekt, por para së gjithash emancipim politik. Kurse emancipimi do kohë”, ka shkruar Qoku.