Botë Lajme

Trumpi e pranon se ndërroi avion fshehurazi gjatë rrugës së kthimit nga Turqia

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka konfirmuar se ka ndërruar avionin fshehurazi ndërsa largohej nga samiti i NATO-s në Turqi muajin e kaluar, për shkak të një kërcënimi të mundshëm.

    “Unë ndjek udhëzimet e Shërbimit Sekret dhe të ushtrisë. Ata donin që unë të udhëtoja me një fluturim tjetër, me një avion tjetër”, u ka thënë Trumpi gazetarëve.

    “Më duhet thjesht të bëj atë që thonë ata”, ka shtuar ai.

    Trumpi po ashtu ka thënë se merr shumë kërcënime për jetën.

    Deklaratat e tij vijnë pas raportimeve se Trump kishte hipur në Air Force One më 8 korrik, në sy të kamerave televizive, para se të transferohej në një avion ushtarak me ndihmën e një kamioni shërbimi ushqimor.

    Ndryshimi i minutës së fundit ka ngritur pyetje nëse personat që mbetën në avionin “mashtrues” (që shërbente si diversion) u vunë në rrezik, por të martën Trumpi ka këmbëngulur se avioni ushtarak në të cilin hipi ai, ishte në fakt në “rrezik më të madh”.