Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë takuar sërish “tête-à-tête”, pak orë pas takimit që zuri vend në ambientet e Kuvendit.
Burime të IndeksOnline pohojnë se kreu i LVV-së është duke zhvilluar takim me atë të LDK-së, për të vijuar bisedimet e djeshme mbi çështjet relevante që do të nxirrnin vendin nga kriza e shkaktuar për zgjedhjen e presidentit, raporton IndeksOnline.
Takimi i sotëm vjen pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, dhe një ditë para seancës konstituive të Kuvendit.
Pas takimit pothuajse tre-orësh të mbajtur mbrëmë, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, deklaruan se duhet të ketë një zgjidhje për situatën, në mënyrë që të evitohet shkuarja në zgjedhje.
Të dy palët pohuan se mbrëmë pati vullnet të mirë për këtë gjë.

