Kosovë Lajme

Haxhiu për gjetjet e AUV-së: Tash është radha e pasojave

    Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas gjetjeve të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit në lidhje me produktet e qumështit.

    Në analizat e AUV-së në sektorin e qumështit është rezultuar se gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë përmban përbërës të padeklaruar në etiketë.

    Sipas gjetjeve nga analizat e kryera, u gjet përdorimi i qumështit pluhur e vaj palme të padeklaruara.

    Haxhiu ka thënë se është mashtruar fermeri e konsumatori dhe se tani është radha e pasojave. Ajo ka deklaruar se produktet me shkelje duhet të tërhiqen nga tregu.

    “Tash është radha e pasojave. Produktet me shkelje kritike duhet të tërhiqen nga tregu. Veprimtaria pa autorizim duhet të suspendohet, kushdo qofshin ata. Nëse ka elemente të veprës penale, çështja duhet t’i kalojë prokurorisë. Kontrollet nuk duhet të ndalen te qumështi. Të tilla kontrolle duhet të bëhen edhe në sektorët e tjerë, sepse asnjë qytetar nuk duhet të hamendësojë se çka ka në gotën apo në pjatën e vet”, ka thënë Haxhiu përmes një reagimi në Facebook.

    Analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në sektorin e qumështit kanë rezultuar se gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë përmban përbërës të padeklaruar në etiketë.

    Shumë produkte për të cilat kompanitë kanë deklaruar se përmbajnë qumësht të freskët, kanë rezultuar se kanë edhe përbërës të tjerë, si vaj palme, apo qumësht pluhur.

    Përbërës të tillë janë konstatuar në 93 mostra prej 495 sosh që gjatë një aksioni i ka marrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Në reagimin e saj, Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka kërkuar hetime e përballje me ligjin për shkelësit