Kosovë Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dua Lipën, me fillimin e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.

    Kurti thotë se ky festival është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

    “Festivali Sunny Hill, i organizuar nga Dua Lipa, është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr më shumë se 100,000 vizitorë vetëm vitin e kaluar.

    Ndërsa festivali fillon sot, i urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar” shkroi Kurti në X.