Maqedoni

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut: Gjenden tre qytetarë të Kosovës të vdekur, reagon Ambasada në Shkup

    Ambasada e Kosovës në Shkup ka njoftuar se, pas përpjekjeve intensive të autoriteteve relevante, mbrëmë është lokalizuar vetura e aksidentuar, brenda së cilës janë gjetur tre trupa të pajetë.

    Sipas ambasadës, viktimat janë qytetarë të Kosovës nga Vushtrria, me banim në Gjermani.

    Ambasada u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.