Kosovë Lajme

Sekretari i OSBE-së i shkon në një takim Albin Kurtit

    Pas takimit në maj në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë, sot mirëprita në Prishtinë, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirlioğlu. Ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti.

    E falënderova ambasadorin Sinirlioğlu për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misionit të OSBE-së në Kosovë, në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe mbështetjen për sundimin e ligjit.

    Ne jemi të bindur që stabiliteti i vërtetë arrihet nëpërmjet forcimit të institucioneve demokratike, duke siguruar të drejta të barabarta për të gjithë, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Përveçse përparim demokratik, Kosova ka edhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kemi rritur bruto produktin vendor në 12 miliardë euro, derisa kemi shënuar përparim të madh në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike. Tanimë vlerësimet ndërkombëtare e njohin Kosovën si një nga vendet më të sigurta në Evropë.