Kosovë Lajme

Kurti sot takon Hamzën e Abdixhikun

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot do të zhvillojë takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Takimet mbahen në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

    Takimi me Hamzën do të mbahet në orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00.
    Të ty takimet do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

    Të enjten Kurti i ka ftuar në takim Hamzën, Abdixhikin e kryetarin e Aleancës Ardian Gjini.

    Hamza e Abdixhiku i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, ndërkohë që Gjini ka thënë se takimi nuk është i nevojshëm.

    Të enjten (dje) ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit deri më 7 gusht.

    Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

    Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë nuk do të jenë problem për Vetëvendosjen, pasi ka fituar 53 mandate dhe nevojiten 61 vota që edhe sipas deklarimeve të zyrtarëve të saj i ka, duke llogaritur në votat e deputetëve të pakicave, pa përfshirë ata të Listës Serbe.

    E për presidentin duhen 80 vota, e që nënkupton se nevojitet edhe pjesëmarrja e PDK-së ose LDK-së.

    Presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit.