Kosovë Lajme

Kurti: Nga sot paga minimale në Kosovë u bë 500 euro

    Kosova ka hyrë në një fazë të re të politikës së pagave, duke e rritur pagën minimale në 500 euro.

    Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

    Kryeministri Albin Kurti deklaroi se gjatë qeverisjes së tij paga minimale është trefishuar, duke kaluar nga 130 dhe 170 euro në 250, më pas në 350, 425 dhe tani në 500 euro.

    Kurti theksoi se rritja e pagës minimale është pjesë e politikave për përmirësimin e standardit të jetesës dhe se zhvillimi ekonomik do të vazhdojë të shoqërohet me rritjen e mirëqenies për qytetarët.

    Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

    Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç).

    Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

    Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale.

    Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë.

    Urime të gjithëve!