Shqipëri

Sot 30 ditë rezistencë, nis protesta kundër Edi Ramës

Screenshot

    Qytetarët janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në protestën e 30-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijuar një cikël tubimesh që prej një muaji zhvillohen çdo ditë në Tiranë.

    Ashtu si në protestat e mëparshme, grumbullimi i protestuesve ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do përsërisin kërkesën e tyre kryesore dhe të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

    Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestës.

    Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj.