Në orët e para të mëngjesit u zhvillua superdueli Portugali-Kolumbi.
Përballje kjo e cila vë dy ikonat e këtyre shteteve dhe njëkohësisht dy ish-bashkëlojtarët te Real Madridi, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo.
Rodriguez, nuk ndali lëvdatat për “CR7” duke e quajtur si një shembull për t’u ndjekur.
“Cristiano është një model për t’u ndjekur. Kur arrita te Real Madrid, ai ishte një nga të parët që më priti mirë. Më ftoi në shtëpinë e tij dhe u bëmë miq të ngushtë”. “Ai është një person i mrekullueshëm dhe një shembull për të gjithë. Shikoni fizikun e tij në moshën 41 vjeç”, u shpreh James.
Ndeshja ishte mbyllur me rezultat 0-0, me Kolumbinë që e mbylli në vend të parë grupin K me 7 pikë, ndërsa Portugalia e dyta me 5 pikë.

