Kosovë Lajme

Vendoset flamur gjigant në Ambasadën amerikane në Prishtinë për 250-vjetorin e ShBA-së

    Në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në objektin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është vendosur një flamur i madh amerikan.

    Ambasada ka bërë të ditur se kjo simbolikë është pjesë e aktiviteteve për të shënuar përvjetorin e rëndësishëm të shtetit amerikan.

    “Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me krenari e shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës. #Liria250”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1409453854546997&set=a.287337823425278&type=3&ref=embed_post