Botë Lajme

Eurodeputetja Cristina Guarda njofton pjesëmarrjen në protestën në Tiranë: Europa ka detyrimin të dëgjojë qytetarët

    Cristina Guarda, eurodeputete, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të mbërrijë në Tiranë për t’iu bashkuar protestave masive, ku prej 26 ditësh qytetarët kanë kërkuar në mënyrë paqësore dorëheqjen e pakundërshtueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

    Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo thekson se shqiptarët, përmes protestave jo të dhunshme, po i japin një mësim Europës, ndërsa nënvizon se zëri i protestuesve duhet të dëgjohet nga Europa.

    “Pas pak ditësh do të jem në Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne “Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “Ong” dhe “Qytetarët” tashmë në ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, me të cilën po na mësoni shumë edhe neve. Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shprehet ajo.