Shqipëri

Sulmi ndaj Osman Stafës/ SafeJournalists: Jemi të shqetësuar, duhet hetim

    Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershorit 2026 në qendër të Tiranës, pas protestës qytetare për largimin e Ramës.

    Në një reagim, organizata i ka bërë thirrje autoriteteve të zhvillojnë një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

    “Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë mbi protestat, të dokumentojnë zhvillime me interes publik dhe të marrin pjesë në debatin publik pa u ekspozuar ndaj intimidimit, fyerjeve apo konfrontimit fizik”, thuhet në deklaratën e SafeJournalists.

    Stafa ka kallëzuar në Komisariatin Nr. 3 se është fyer dhe ka pësuar lëndime të lehta nga persona të panjohur, të cilët sipas tij kanë sulmuar atë dhe grupin me të cilin ndodhej, të përbërë nga dy gazetarë të huaj dhe përkthyesi i tyre.

    Deklarata

    Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri shpreh shqetësim për sulmin e raportuar verbal dhe intimidimin fizik ndaj gazetarit Osman Stafa, në mbrëmjen e 21 qershorit 2026, në qendër të Tiranës, pas protestës qytetare.