Botë Lajme

Gjermania vazhdon mandatin në KFOR-in e Kosovës

    Forcat e Armatosura të Gjermanisë do të vazhdojnë të shërbejnë në misionin e KFOR-it edhe për një vit.

    Parlamenti gjerman ka vazhduar të enjten mandatin për misionin në KFOR dhe atë në Bosnje-Hercegovinë.

    Pro votuan 383 deputetë, 192 ishin kundër e dy abstenuan.

    Është viti i 27-të që ushtria gjermane do të qëndrojë në Kosovë. Bëhet fjalë për misionin më të gjatë ndonjëherë jashtë shtetit.

    Gjermania i ka rreth 400 ushtarë në Kosovë.

    Ndërkaq në Bosnje-Hercegovinë i ka rreth 50 ushtarë.

    Qeveria e Gjermanisë ka parashikuar që kostoja për shërbimin të jetë rreth 35 milionë euro.