Kosovë Lajme

Osmani kërcënon Kosovën me krizë zgjedhjesh të pafundme për të përmbushur egon e saj

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , ka lëshuar një mesazh të fortë ndaj qytetarëve, duke paralajmëruar se vendi mund të përballet me krizë politike dhe zgjedhje të njëpasnjëshme nëse nuk arrihet dakordësi për mandatin e saj të dytë presidencial.

    Ajo deklaroi se, nëse do të kërkonte pushtet ekzekutiv, do të kandidonte për kryeministre dhe jo për presidente. Sipas saj, posti i presidentit është institucioni që garanton balancën mes pushteteve, ruan demokracinë dhe korrigjon gabimet institucionale, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe aleancat ndërkombëtare.

    Megjithatë, deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje ishte paralajmërimi i saj për pasojat politike në rast të mosmbështetjes së kandidaturës së saj. Osmani tha se vendi ka përpara vetëm dy zgjedhje: “një presidencë që e çon shtetin në piedestal” ose “krizë dhe zgjedhje të njëpasnjëshme”.

    Deklarata e saj u interpretua si një presion i drejtpërdrejtë politik ndaj mazhorancës, duke lënë të kuptohet se mosrizgjedhja e saj presidente mund ta fusë Kosovën në një cikël të ri krizash institucionale dhe zgjedhjesh të vazhdueshme — vetëm për të garantuar vazhdimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

    Pak ditë më parë, Kurti kishte deklaruar publikisht se Osmani ka ambicie të qarta politike dhe synon më shumë pushtet.