Kosovë Lajme

Kurti vjen me një lajm të mirë për pensionistët

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar bilancin e qeverisë së tij sa i përket mbështetjes për pensionistët, duke premtuar njëkohësisht një reformë të thellë pensionale në mandatin e ardhshëm.
    Gjatë një vizite në Mushtisht, ku ka bashkëbiseduar me pensionistët në konakun e tyre, Kurti ka thënë se ekzekutivi që ai udhëheq ka treguar përkushtim maksimal ndaj kësaj kategorie shoqërore.
    Kronologjia e rritjes së pensioneve
    Kreu i qeverisë ka kujtuar gjendjen e trashëguar në fillim të mandatit, duke vënë theksin te rritja progresive e vlerës së pensioneve:”Gjashtë herë kemi ndarë shtesa të njëhershme nga 100 euro për pensionistët”, ka deklaruar ai.
    • Vlera fillestare: 90 euro (kur morën qeverisjen)
    • Rritja e parë: 100 euro
    • Rritja e dytë: 120 euro
    • Niveli aktual: 150 euro

    Përveç rritjes së rregullt bazë, Kurti ka bërë të ditur se qeveria ka ndarë edhe ndihma të jashtëzakonshme financiare.

    “Gjashtë herë kemi ndarë shtesa të njëhershme nga 100 euro për pensionistët”, ka deklaruar ai.Premtimi për reformën në mandatin e ri
    Sipas kryeministrit, synimi i qeverisë është shpërndarja e barabartë e buxhetit në mënyrë që të përfitojë secila pjesë e shoqërisë, duke filluar nga ata që kanë më së shumti nevojë.

    Kurti ka paralajmëruar se ndryshimet e mëdha ligjore për këtë kategori do të ndodhin në legjislaturën e ardhshme.”Në mandatin që po vjen do ta bëjmë edhe reformën pensionale, e cila do të sigurojë që kjo kategori më në fund të ketë trajtim meritor”, ka përfunduar Kurti, duke rikonfirmuar angazhimin e qeverisë për mirëqenie dhe drejtësi sociale.