Kosovë Lajme

Detaje nga rrahja e Hysni Mehanit, si e goditi Sami Lushtaku

    Është raportuar se kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka rrahur kreun LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehanin.

    Burime të Kanal 10, thonë se aktivist të LVV-së ishin duke pirë kafe në “Kafenen Soma” në këtë qytet, kur Lushtaku ju drejtua Mehanit me pyetjen se “ Ku guxon të merresh me mua” dhe e ka grushtuar deri në gjakosje.

    Burime të njëjta bëjnë të ditur se Mehani ndodhet në spital duke marr tretman mjeksor.

    Po ashtu bëhet e ditur se Lushtaku kur goditi mehanin ishte edhe me persona të tjerë.

    Se goditja ka ndodhur e ka konfirmuar për Kanal 10 edhe Hysni Mehani.