Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka marrë pjesë në Forumin Rinor të VLEN-it, ku u prezantua Rezoluta për fuqizimin dhe përfaqësimin politik të rinisë.
Përmes një postimi, Qoku theksoi se ky forum zhvillohet në një periudhë të rëndësishme për VLEN-in, në prag të konsolidimit të një force të përbashkët politike që, sipas tij, synon t’i japë më shumë hapësirë energjisë, dijes dhe potencialit të brezit të ri.
Ai nënvizoi se të rinjtë nuk duhet të mbeten vetëm spektatorë të proceseve politike, por duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje, në institucione dhe në hartimin e politikave publike.
Qoku shtoi se angazhimi për meritokraci, zhvillim profesional dhe përfaqësim dinjitoz të të rinjve mbetet një ndër prioritetet kryesore të VLEN-it.

