Kosovë Lajme

Maqedonci dhe Sveçla në SAHA EXPO, synohet rritja e marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar nisjen e punimeve SAHA EXPO 2026, që është një platformë për industrinë e mbrojtjes dhe teknologjisë.

    Në ceremoninë hapëse, me ftesë të Haluk Bayraktar, Maqedonci u shoqërua nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    “Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të ndërsjellë dhe një dëshmi të marrëdhënieve në rritje në sektorin e mbrojtjes” u shpreh Maqedonci.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Sot kanë nisur punimet SAHA EXPO 2026, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes dhe teknologjisë.

    Me ftesë personale nga Haluk Bayraktar, pjesëmarrja ime në ceremoninë hapëse të këtij panairi thekson rëndësinë e angazhimit tonë në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me partnerët ndërkombëtarë. Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të ndërsjellë dhe një dëshmi të marrëdhënieve në rritje në sektorin e mbrojtjes.

    Gjatë ekspozitës, do të zhvilloj takime me përfaqësues të lartë institucionalë dhe drejtues të kompanive, me fokus në thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive konkrete për partneritet.

    SAHA EXPO 2026 mbetet një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit strategjik dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.