Botë Lajme

SHBA-ja tenton ta hapë Ngushticën e Hormuzit me forcë, Emiratet sulmohen nga Irani

    Ushtria amerikane tha se ka goditur forcat iraniane dhe ka fundosur gjashtë anije të vogla që po synonin anije civile gjatë një operacioni për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Po ashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se janë sulmuar nga Irani për herë të parë që nga armëpushimi i brishtë në prill.

    Sipas Emirateve, mbrojtja ajrore ka interceptuar 15 raketa dhe 4 dronë iranianë, ndërsa në Fujairah një dron shkaktoi zjarr në një objekt nafte, duke plagosur tre persona. Edhe Britania raportoi dy anije mallrash në flakë pranë brigjeve të Emirateve.

    Sipas AP-së, Irani nuk e ka konfirmuar sulmin, por ka paralajmëruar SHBA-në dhe Emiratet që të mos përfshihen sërish në përshkallëzim. Zyrtarë iranianë thanë se nuk ka pasur plan për të goditur Emiratet dhe akuzuan SHBA-në për “aventurizëm ushtarak”, përcjell KosovaPress,

    Ngushtica e Hormuzit mbetet pikë strategjike për energjinë globale, ndërsa tensionet rreth saj rrezikojnë të përshkallëzojnë sërish konfliktin në rajon.