Maqedoni

Mexhiti: 2 Maji mbetet datë historike, kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë

    Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në një postim në Facebook ka përkujtuar 2 Majin si një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, duke theksuar se kjo ditë, kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri.
    “2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri. Ajo kohë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të pashoq të njerëzve që nuk u dorëzuan përballë vështirësive. Nëpërmjet sakrificës së tyre u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti për këtë vend”, shkroi Mexhiti.
    Ai theksoi se këtë ditë e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim, duke na lënë si trashëgimi lirinë që e gëzojmë sot.

    “Lavdi dhe nder për të gjithë të rënët dhe përjetësisht respekt për historinë tonë”, shtoi Mexhiti.