Kosovë Lajme

Haxhiu publikon vendimin: Obligohet KQZ t’i organizoj ato sipas ligjit në fuqi

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar vendimin për të caktuar dhe për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Sipas këtij njoftimi, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor 2026.

    “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarë të gjitha veprimet e nvojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Haxhiu.

    Kjo datë është caktuar pas takimit të Haxhiut me kryetarin e KQZ-së Kreshnik Radoniqin si dhe përfaqësuesit e partive politike.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedh Presidentin e Kosovës të martën e 28 prillit.

    Screenshot