Në Bruksel ka nisur samiti i rëndësishëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i fokusuar në bashkëpunimin në fushën e punëve të brendshme dhe drejtësisë.
Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të lartë nga rajoni dhe BE-ja, ku po diskutohen prioritetet e përbashkëta të sigurisë dhe hapat konkretë për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Pjesë e delegacionit është edhe Astrit Iseni, i cili ka theksuar përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave dhe afrimin me standardet evropiane.
Fokusi kryesor i diskutimeve është forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve financiare që e mbështesin atë, përmes zbatimit të qasjes “follow-the-money”, zhvillimit të hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.
Iseni ka ritheksuar se si pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, mbetet i përkushtuar në sjelljen e ideve dhe vendimeve të reja që e çojnë vendin përpara në rrugën drejt integrimit evropian.

