Kosovë Lajme

Konjufca takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, theksohet bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian

    Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic.

    Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e RCC-së në avancimin e agjendës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Konjufca theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj Procesi i Berlinit, duke e cilësuar atë si një mekanizëm kyç për integrimin evropian, rritjen e lidhshmërisë rajonale dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore.

    Ai shtoi se Kosova mbetet e angazhuar për bashkëpunim të mëtejshëm me RCC-në dhe për pjesëmarrje aktive në iniciativat që kontribuojnë në paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajon.