Kosovë Lajme

Murati: Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit

    Shkruan Hekuran Murati

    Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit.

    Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore.

    Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan.

    Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër.

    Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë.

    Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?