Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.
Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit.

