Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump folën me telefon dje në mbrëmje.
Telefonata zgjati 20 minuta dhe ishte “konstruktive”, raporton agjencia e lajmeve PA.
Një zëdhënës i Downing Street tha se të dy diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe, “në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin global”.
“Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit ishte thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ata “ranë dakord të flasin përsëri së shpejti”.

