Kosovë Lajme

Presidentja Osmani sot ishte për vizitë edhe te familja Humolli

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Llap ishte edhe për vizitë te familja Humolli në Luoç.

    Lajmin e ka dhënë biznesmeni i njohur, Bujar Humolli i cili shprehu mirënjohjen për vizitën nga e para e shtetit.

    “Sot, familja ime pati nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpriste në vizitë Presidenten e vendit. Kjo ishte një vizitë e çmuar për ne, që na mbushi me respekt, krenari dhe mirënjohje të thellë. Prania e saj në familjen tonë do të mbetet një kujtim i veçantë dhe i paharruar për të gjithë ne”, shkruan Bujar Humolli në njoftim.