Maqedoni

Izet Mexhiti, Bekim Qoku dhe Bekim Sali në takim me eurodeputetin Thomas Waitz

    Shkup, 4 shkurt – Përfaqësues të VLEN, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, kanë zhvilluar sot një takim me eurodeputetin Thomas Waitz, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet evropiane.

    Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, si dhe Bekim Qoku, koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN.

    Sipas njoftimit, gjatë takimit është vlerësuar lart roli dhe mbështetja e Bashkimit Evropian dhe e Parlamentit Evropian në procesin eurointegrues të vendit, si dhe përkrahja e vazhdueshme për agjendën reformuese që synon forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e demokracisë dhe avancimin e stabilitetit institucional.

    Bisedimet janë fokusuar edhe në zhvillimet aktuale politike, prioritetet kryesore reformuese dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke u theksuar rëndësia e vazhdimit të kursit reformues dhe e angazhimit të qëndrueshëm politik.

    Nga VLEN bëjnë të ditur se mbeten të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë, me synim përshpejtimin e integrimit evropian dhe ndërtimin e institucioneve funksionale në shërbim të qytetarëve./press7.tv