Kosovë Lajme

Gjuajtje me armë e goditje me veturë – tre të lënduar e një i arrestuar në Prishtinë

    Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, raportohet se ka ndodhur një incident me armë zjarri ndërmjet dy grupeve, ku janë përfshirë katër persona të dyshuar. Më pas, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy persona të tjerë.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, si dhe është arrestuar një i dyshuar. Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarët, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku i dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar”, thuhet në njoftim.

    Bëhet e ditur se i arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.