Ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka deklaruar se vetura e këngëtarit Adrit është gjetur brenda 24 orëve, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë së Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se qytetarët e Republikës së Kosovës, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë, gëzojnë të drejta të barabarta dhe ndihen të sigurt në vend, përfshirë lirinë e lëvizjes, aktivitetet kulturore dhe zhvillimin e biznesit.
Sipas ministrit Iseni, Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke garantuar mbrojtje dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
Siguria dhe rendi publik, tha ai, mbeten prioritet kryesor i MPB-së./press7.tv

