Kosovë Lajme

Avni Dehari shpall rikandidimin për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Profesori Avni Dehari ka njoftuar rikandidimin e tij për deputet në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes një paraqitjeje publike me video.

    Dehari është i njohur për angazhimin e tij shumëvjeçar politik dhe shoqëror. Ai ka qenë veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe bashkëpunëtor i veprimtarit të njohur Adem Demaçi.

    Përveç angazhimit politik, Dehari ka vepruar edhe në fushën akademike dhe kulturore, si profesor, poet dhe shkrimtar. Një pjesë të aktivitetit të tij e ka zhvilluar në Zvicër, ndërsa më pas është kthyer përfundimisht në Kosovë me familjen e tij.

    Rikandidimi i Avni Deharit vjen në kuadër të përgatitjeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku ai synon të vazhdojë kontributin e tij politik në Kuvendin e Kosovës./press7.tv