Lajme Maqedoni Uncategorized

Arben Fetai nga New Yorku: Integriteti i institucioneve është masa e vërtetë e forcës së një shteti

    Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka marrë pjesë në Konferencën Globale për Përdorimin e të Dhënave në Matjen e Korrupsionit, ku ka riafirmuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies si shtylla të qeverisjes së mirë. Nga Nju Jorku, ai theksoi se fuqia e një shteti nuk matet me autoritetin që ushtron, por me integritetin dhe qëndrueshmërinë e institucioneve që e përbëjnë.

    Në fjalimin e tij, Fetai u shpreh se lufta kundër korrupsionit nuk mund të mbështetet në intuitë apo improvizim, por në të dhëna të sakta, sisteme të forta institucionale dhe mekanizma llogaridhënieje pa kompromis. Ai theksoi se kontrata e sinqertë me qytetarët është elementi kryesor që siguron funksionimin e drejtë të institucioneve.

    Fetai shtoi se po ndërtohet një arkitekturë e re institucionale që i reziston presioneve dhe që vendos standarde më të larta për transparencë, përgjegjshmëri dhe qeverisje efektive.

    Sipas tij, reformat do të vazhdojnë me integritet, vendosmëri dhe rezultate të prekshme.

    Statusi i plotë:

    https://www.facebook.com/share/p/1GJLbcgTkb/?mibextid=wwXIfr