Kosovë Lajme

Nisma: Presidentja të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike, Kuvendi s’ka shumicë

    Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës nga LVV-ja si mandatar. Kjo parti ka ftuar presidenten, Vjosa Osmani, të mos bëhet pjesë e siç kanë thënë, zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që sipas tij krijojnë tensione të panevojshme.

    Kjo parti përsëriti që Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë.

    “NISMA Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme. Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës”, thuhet mes mes tjerash në reagimin e Nismës.

    https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/posts/1416850549804700?ref=embed_post