Lajme Maqedoni

Mendi Qyra me Mickoskin dhe Mexhitin: “Bashkë për një Strugë që ndryshon realisht!”

    Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti dhe përfaqësues të tjerë të koalicionit qeveritar.
    Takimi u mbajt në Strugë, ku bashkëbiseduan me qytetarët për të ardhmen e qytetit dhe për mundësitë e zhvillimit në çdo sferë të jetës.

    Bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror është çelësi për të kthyer planet tona në projekte reale që do ta ndryshojnë Strugën në çdo aspekt të jetës qytetare,” theksoi Qyra.

    Ky takim u pa si sinjal i qartë i mbështetjes institucionale dhe i gatishmërisë për një bashkëpunim të frytshëm që do t’i sjellë Strugës zhvillim të qëndrueshëm dhe ndryshime konkrete.