Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, është ankuar në Komisionin Qendror Zgjedhor, duke pretenduar në rritje të pazakontë të numrit të votuesve, që nuk kanë as adresë, mbiemër, vende pune apo ndonjë lidhje me Junikun.
Kuçi pas verifikimit të votave zë vendin e dytë me 40.68 për qind, ndërsa kryeson Ruzhdi Shehu i LDK-së me 47.91 për qind. Shehu i ka 1193 vota e Kuçi 1013. Votat e diasporës dhe ato me kusht nuk janë numëruar.
Anëtari i AAK-së në KQZ-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se është shqetësuese ndërrimi i vendbanimeve të votuesve, duke përfshirë edhe ndërrimin e komunave ku votojnë.
“Tejet shqetësuese informacionet që vijnë nga terreni për ndërrimin vendbanimeve te votuesve, përfshirë edhe ndërrimin e komunave, për zgjedhjet komunale të 12 Tetorit. Qindra raste që nuk mund të arsyetohen me asnjë kriter. Janë disa komuna që e kanë ngritur alarmin për këtë dukuri, por rasti më eklatant duket të jetë komuna e vogël e Junikut. Kandidati për kryetar i kësaj Komune, Agron Kuçi, në një ankesë drejtuar KQZ-së, flet për rritje pazakontë të numrit të votuesve nga persona, që nuk kanë as adresë, as mbiemër, as vende pune as ndonjë lidhje tjetër me këtë komunë. Juniku është komunë e vogël dhe secili e njeh secilin, prandaj kjo çështje duhet parë me shumë kujdes dhe nëse ka indice se një veprim i tillë është bërë me qëllim të manipulimit të rezultatit zgjedhor, gabimi duhet të korrigjohet”, ka shkruar Nitaj në Facebook.
Ai ka thënë se çështja e ndërrimit të vendvotimeve, veçanërisht të kalimit të votuesve nga një komunë në tjetër, duhet të evidentohet si problem serioz i këtyre zgjedhjeve lokale e të mos përsëritet në zgjedhjet e radhës.
E Daut Haradinaj ka kërkuar hetim nga Prokuroria.
Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera! Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut. Kjo përbën vepër penale dhe si e tillë duhet urgjentisht të hetohet. KQZ duhet ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/muharrem.nitaj/posts/10239722467104556?ref=embed_post
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=122232137144247672&id=61557430165300&ref=embed_post