Botë Lajme

Burri që tentoi ta vriste Trumpin tenton ta vrasë veten me stilolaps në sallën e gjyqit

    59-vjeçari i akuzuar për tentimvrasjen e presidentit amerikan vitin e kaluar, i cili u shpall fajtor të martën, ka tentuar ta ther veten pasi u lexua vendimi në gjyq.

    Ryan Routh ka tentuar ta godiste veten në qafë me një stilolaps pasi u lexua vendimi për shpalljen fajtor të tij për të gjitha akuzat, raportoi CNN. Autoritetet e kanë ndaluar.

    Një person që ishte në sallë ka thënë se Routh u tërhoq jashtë nga zyrtarët dhe kur u soll sërish në sallën e gjyqit ishte me pranga.

    Në gjyqin e tij federal në Fort Pierce, Florida, Routh përballej me pesë akuza, duke përfshirë tentativën e vrasjes, sulmin ndaj një oficeri federal, posedimin e një arme zjarri dhe municioneve, dhe posedimin e një arme zjarri me numër serial të zhdukur.

    Routhit do t’i shqiptohet dënimi më 18 dhjetor. Ai përballet me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm.