Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në malet e fshatit Jalloci i Epërm, komuna e Vrapçishtit, njofton TV21.
Pas rrotullimit të automjetit të terrenit, një person ka rënë në humnerë dhe meqë terreni ka qenë i vështirë, janë aktivizuar edhe mjetet ajrore,
Me helikopterë, për fat të mirë personi është shpëtuar dhe dërguar në Qendrën Klinike në Shkup për marrjen e trajtimit adekuat.
Me kërkesën time, përmes QOK të QMK-së, u angazhua MPB me helikopter dhe njësi speciale alpinike, pasi terreni ishte i pakalueshëm për automjetet e Ndihmës së Shpejtë. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit ndërinstitucional, u mundësua transportimi i personit të lënduar, i cili do të dërgohet në Qendrën Klinike për trajtim të mëtejshëm”, tha Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza./TV21