Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë së dielës ka vizituar Hanin e Elezit. Nga atje, Kurti tha se gjatë këtij mandate kanë bërë investime të rëndësishme e do të bënin edhe më shumë po të kishte bashkëpunim me kryetarin aktual të komunës.
Udhëheqës aktual është Mehmet Ballazhi nga radhët e PDK-së.
“Si qeveri qendrore, gjatë mandatit tonë kemi bërë investime të rëndësishme në Komunën e Hanit të Elezit, përfshirë parkun “Isa Berisha” ku u mblodhëm sot, asfaltimin e rrugëve të ndryshme, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri”, rregullimin e parkut përgjatë lumit Lepenc, investimin në Stadiumin e Qytetit i cili është në ndërtim e sipër e kthimin e terminalit doganor në pronësi të shtetit. Edhe shumë projekte të tjera do të ishin realizuar poqese do të kishte bashkëpunim të mirë me qeverinë tonë nga ana e kryetarit aktual të komunës”, shkroi në Facebook, Kurti.
Gjithashtu, Kurti tha se në këto zgjedhje mbështesin kandidatin e pavarur Rufki Suma.
“Prandaj, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, më 12 tetor në Han të Elezit e mbështesim kandidatin e pavarur për kryetar, Rufki Suma, dhe listën e 17 kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal, shumica gra, me bartëse të listës Medina Imishti. Bashkë për më shumë çerdhe publike, banim të përballueshëm e social dhe furnizim me ujë të pijshëm”, shkroi Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/1342469893913401?ref=embed_post