Haraçinë – Vendimi i befasishëm i Ziadin Selës për kandidatin e Aleancës për Shqiptarët në Haraçinë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në strukturat lokale të partisë. Aktivistët e quajnë këtë veprim të padrejtë dhe si shpërfillje ndaj atyre që e kanë mbajtur partinë gjallë ndër vite.
Pritjet ishin që kandidatura t’i besohej Driton Nebiut, i cili doli më i vlerësuari në matjet e brendshme dhe gëzonte përkrahjen më të gjerë. Por në vend të tij, u emërua një figurë tjetër, çka ndezi reagime të forta dhe përçarje të brendshme.
Aktivistët kërkojnë reflektim të menjëhershëm dhe rishqyrtim të vendimit, në të kundërt paralajmërojnë bojkot të fushatës dhe largim nga partia.