Lajme Maqedoni

SHBA uli tarifat në 15% për Maqedoninë, Mickoski: Negociatat vazhdojnë, jam optimist se do të ulen edhe më tepër

Screenshot

    Kryeministri Hristijan Mickoski falënderoi SHBA-në pas vendimit të presidentit Trump për të ulur tarifat për Maqedoninë e Veriut në 15 për qind, përcjell TV21. Mickoski thotë se është optimist se tarifat doganore do të ulen edhe më tepër, ndërsa tha se për momentin jemi në pauzë, pasi Administrata Trump, respektivisht Zyra e Përfaqësuesit të SHBA-të janë në pushime.

    https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=355b77fa-28c2-458f-adcb-b04939190da8&ig_mid=CB16EDC4-37C4-4127-8DD5-410A05714720

    Ne si Maqedoni jemi në të njëjtin grup me Izraelin, Norvegjinë, BE-në e kështu me radhë. Unë dua në këtë fazë të parë të falënderoj SHBA-në që e korrigjuan tarifën nga 33%, në 15%. Ne vazhdojmë tutje me negociatat dhe jam optimist se do të shkojmë edhe më poshtë”, tha Mikcoski.