Lajme Maqedoni

Mexhiti: Taravari doli nga VLEN me pretekst se kërkonte lista të veçanta, tani në zgjedhje shkon me lista të përbashkëta me BDI

Screenshot

    Izet Mexhiti nga VLEN tha se Arben Taravari doli nga koalicioni VLEN me arsyetimin se kërkonte lista të veçanta për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale, ndërkaq tani po shkon në zgjedhje me lista të përbashkëta me BDI-në.

    https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2aa5df16-250b-4a62-ab7c-035e9b5793eb&ig_mid=B74F133D-6EC0-4802-B12F-34D4830B92C2

    “Po ashtu dua ta ngre çështjen se z.Taravari u tërhoq me pretekstin se do të dalë me lista të veçanta dhe se ky ishte problemi në kuadër të VLEN-it, dhe sot e dëgjoj që del me lista të përbashkëta të BDI-së. Pra nuk e ka pasur hallin e listave, por nuk ka ditur si të shkojë në prehrin e z.Ahmeti”, tha Mexhiti.