Qyteti më i nxehtë në Evropë, gjatë periudhës prej orës 14:00 deri në ora 15:00 ka qenë Ajdin në Turqi me 42.6 gradë Celsius, ka njoftuar ueb faqja Ogimet, e cila grumbullon dhe përpunon informacione meteorologjike nga gjithë bota.
Në vendin e dytë ndodhet Shkupi i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Fethie në Turqi. Sot në atë periudhë të ditës, në këto dy shtete është matur temperatura prej 41.7 gradë Celsius.
Edhe në disa qytete të tjera të Turqisë janë matur temperatura të lata. Në Urfa është regjistruar 41.5 gradë Celsius, në Antali është regjistruar 41.3 gradë Celsius, në Dikiliki është regjistruar 41.2 gradë Celsius, në Izmir është regjistruar 41.2 gradë Celsius dhe në Manisa është regjistruar 41.2 gradë Celsius, përcjell TV21.
Qyteti tjetër ku janë matur temperatura ekstreme ka qenë Seres në Greqi me 41.5 gradë Celsius.
Edhe pse janë matur temperatura ekstreme, pasditja Shkupin e ka gjetur me reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta.