Lajme Maqedoni

Qoku: ‘One Stop Shop’ edhe në Tabanoc, mërgata jonë e meriton këtë ndryshim!

    Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, z. Bekim Qoku, ka njoftuar miratimin e Ligjit për vendosjen e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare Tabanoc, një hap i rendesishem per lehtesimin e qarkullimit te gytetarëve dhe të mërgatës sonë.
    “Në prag të hapjes së sezonit te pushimeve verore, në kohën kur mërgimtarët tanë të dashur vijnë drejt familjeve dhe shtëpive të tyre, sot në Kuvend miratuam ligjin për ‘One Stop Shop’ në vendkalimin kufitar te Tabanocit. Me këtë u dhamë fund kolonave të gjata, pritjeve me orë të tëra dhe nervozizmit të shumtë – vetëm për të kaluar kufirin e fundit, pak kilometra para se të mbërrijme në shtëpi, pranë të afërmve tanë”, ka theksuar Qoku.
    Ai ka shtuar se ky hap përfaqëson një avancim të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve kufitare me të cilat, që nga pavarësia e shtetit, janë përballur qytetarët tanë, veçanërisht gjatë sezonit te pushimeve.
    “Pas implementimit te suksesshëm ne pikat kufitare të
    Bllacës dhe Jazhinces, zgjerimi i ketij modeli në
    Tabanoc eshtë dëshmi e vullnetit tonë institucional për të sjellë efikasitet dhe dinjitet në raport me gytetarët, sidomos me mërgatën tonë te respektuar,” kadeklaruar Qoku.

    Ai ka theksuar se shteti dhe institucionet kanë per
    detyre dhe qellim perfundimtar qe tua lehtesojne dhe
    jo t’ua veshtiresojne jetën dhe perditshmërine
    gytetareve.
    “Po bëjme mos qe me këtë qeveri kjo të bähet realitet. Kjo arritje eshtë deshmi se kur ka vullnet dhe
    perkushtim, ndryshimi eshte i mundur,” eshte
    shprehur Qoku.
    Sipas tij, VLEN e ka promovuar si orientim te geverisjes rritjen e cilesisë së shërbimeve publike dhe rikthimin e
    besimit te qytetarëve ne shtet.
    “Modeli ‘One Stop Shop’ nuk është thjesht një lehtësim procedurash – eshte nje hap drejt nje administrate qe
    respekton qytetarin dhe njeh rendësine e mërgatës në zhvillimin e vendit.”
    “Udha e mbarë dhe mirë se vini ne vendlindje, mergimtarë te dashur!”, tha ne fund kordinatori i
    Grupit Parlamentar, Bekim Qoku.