Kosovë Lajme

Manxhuka “kap” mat gazetaren e KlanKosovës duke incizuar

    Një situatë e pazakontë është regjistruar në një lokal të Prishtinës, ku sekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka vënë re një gazetare të Klan Kosovës duke e incizuar fshehurazi gjatë një takimi me gazetarin Blerim Haxhiaj. Sipas tij, ajo ishte duke u shtirur se po fliste në telefon, ndërkohë që në ekranin e telefonit të saj shihej qartë butoni “Start/Pause”, që sugjeron se ishte duke regjistruar. Manxhuka e ka bërë publik rastin përmes një postimi, ku paralajmëron se do të vazhdojë të zhvillojë takime me figura të njohura të mediave.

    Postimi i plotë:

    “Sapo isha në takim me gazetarin Blerim Haxhiaj në një lokal në mes të Prishtinës. Erdhi nje gazetare e KlanKosovës, kinse me telefon duke biseduar me dikë, ndërkohë shihej butoni i “Start/Pause” nga aeroplani, ishte duke na incizuar. Ftojmë t’i ndjekin edhe takimet me gazetarë/moderatorë të tjerë.

    Për më shumë na ndiqni sot në KlanKosova. 😁”